Karl Holden ka qenë duke pritur në një pompë benzine në Nottinghamshire të Anglisë, kur ka parë dy plaçkitës të maskuar dhe me armë që tentonin të iknin.
Ai nuk ka qëndruar indiferent dhe iu është vënë pas, fillimisht atij që kishte në dorë armë zjarri, transmeton Telegrafi.
Megjithëse janë larguar, ata e kanë pësuar keq nga taksisti që i rrahu dhe i shtriu për toke.
Forcat e rendit janë vënë pas të dyshuarve, që ende nuk janë identifikuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/h_QKjOrYbSM