Telegrafi

Plaçkitësit e mbuluar me folie alumini, lëvizën nëpër bankë pa e aktivizuar alarmin

Policia në Brazil është vënë në kërkim të dy plaçkitësve, të cilët janë mbuluar me folie alumini, në përpjekje bizare, për të mashtruar sistemin e alarmit.

Megjithëse ata kanë arritur të lëvizin pa e ndezur alarmin, nuk kanë mbetur pa u vërejtur nga rojet që kontrollojnë pamjet nga kamerat e sigurisë.

Kur Policia ka shkuar në bankën që ndodhet në Santa Catarina, ata janë larguar nga pa marrë ndonjë gjë me vete.

Mirëpo, kanë lënë prapa një flakadan dhe disa mjete të forta, me të cilat besohet se kanë dashur ta hapin kasafortën, transmeton Telegrafi.

Këto po ekzaminohen nga hetuesit, për të gjetur shenjat e gishtërinjve.

“Astronautët” siç janë quajtur nga mediet në vend, shkaku i dukjes së tyre të jashtme, ndodhen në arrati, ndërsa po kërkohet identifikimi dhe kapja e tyre. /Telegrafi/