Me anë të spreit me përmbajtje vajore që përdoret në industri, shitësi i një dyqani në Mançester të Anglisë, zmbrapsi dy persona që kishin hyrë për të plaçkitur.
Të maskuarit e kërcënuan atë, ndërsa njëri prej tyre e gjuajti me një shishe vere, por punonjësi ishte i vendosur dhe vazhdoi t’ju hidhte lubrifikantin, transmeton Telegrafi.
Derisa një sasi e vogël e këtij sprei, shkakton erë të rëndë dhe iritim në sy, me këtë rast ata besohet se e kanë pësuar shumë keq. Megjithëse, u desh të largohen duarthatë.
Forcat e rendit po kërkojnë informata për identifikimin e tyre, ndërsa në spitalet e zonës, askush nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore me këto simptoma në sy. /Telegrafi/
https://youtu.be/5Nu5if1BJqY