Me pjesën e pasme të veturës së bardhë, ata thyen xhamat e agjencisë turistike, por kjo nuk ishte në interesin e tyre.
Ata e thyen me pas dyqanin e rrobave, ku kanë vjedhur veshje të disenjuara nga Victoria Bechkham dhe Vivienne Westwood, transmeton Telegrafi.
Policia i ka identifikuar dhe i ka ndaluar menjëherë hajnat, kurse ata kanë pranuar se kanë bërë gabim me thyerjen e vitrinës së parë.
Pasi kanë kthyer mbi 35 mijë euro gjësende të vjedhura, ata janë liruar me kusht, deri në ditën kur do të dënohen. /Telegrafi/