Telegrafi

Plaçkitësit e armatosur u zmbrapsën nga pronari që i ndoqi me karrige (Video)

Peter Lee ka zmbrapsur katër plaçkitës të armatosur, që hynë dhunshëm në restorantin e tij që ndodhet në Wirral të Anglisë.

Derisa dy prej tyre mbanin revolet gati të qëllonin, dy të tjerë kishin thika të gjata dhe kërkonin para, transmeton Telegrafi.

“Njëri prej tyre më preku në këmbë me thikë dhe në mua u ngjall një ndjenjë e papritur. Nuk di si rrëmbeva karrigen dhe nisa t’ju bërtas me sa zë kisha”, ka thënë Lee lidhur me rastin.

Me anë të pamjeve të kamerave të sigurisë, forcat e rendit po kërkojnë identifikimin e këtij grupi që u larguan duarthatë. /Telegrafi/