Banorët e një shtëpie në Nottingham të Anglisë, janë tmerruar nga tre plaçkitës të maskuar, që mbanin në duar sëpata dhe shufra metali.
Ata janë larguar me shpejtësi nga shtëpia në mes të ditës, ndërsa grabitësit ishin ende brenda, transmeton Telegrafi.
Pasi nuk kanë gjetur asgjë të vlefshme, ata janë larguar në drejtim të panjohur.
Megjithëse nuk iu shihet fytyra, kërkohet nga të gjithë që mund t’i identifikojnë në bazë të qëndrimit dhe formave trupore. /Telegrafi/