Kryetari i San Franciscos dhe shefi i policisë kanë premtuar “ndryshime” pas natës ku ndodhën plaçkitje masive, pasi që në këtë qytet krimi ka filluar të rritet në masë të madhe.
Dhjetëra dyqane përshirë Louis Vuitton dhe Bloomingdale, janë goditur të premten mbrëma si pjesë e plaçkitjes masive, që për cak kishin kompanitë në sheshin Union, transmeton Telegrafi.
Në konferencën e të shtunës që trajtoi çështjen e sulmeve ndaj ndërmarrësve, kryetari i San Franciscos, London Breed, ka premtuar “ndryshime” që do të kufizojnë qasjen e veturave “pas natës së tmerrshme”.
Just an ordinary night in San Francisco pic.twitter.com/Eh9rwH8W5u
— The Post Millennial (@TPostMillennial) November 20, 2021
E shefi i policisë Bill Scott, në mënyrë të ngjashme paralajmëroi ndryshimin e infrastrukturës që ka për qëllim të parandalon plaçkitjet masive në të ardhmen.
YET ANOTHER #LouisVuitton looting video from this evening #SanFrancisco pic.twitter.com/q2aKhNDbtd
— Richie Greenberg (@greenbergnation) November 20, 2021
“Duhet t’ua vështirësojmë punën atyre atë çfarë kanë bërë mbrëmë, ku janë ndalur para bizneseve, kanë thyer xhamat dhe kanë marrë gjithçka që kanë mundur – duke i futur në veturat e parkuara para lokalit”, tha Scott duke shtuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me këto plaçkitje.
At first glance I thought this was people knocked to the ground.
Reality: Louis Vuitton was cleared out by robbers Friday night.
I passed Burberry where about a dozen maybe more were starting to vandalize/break in.
Windows at FENDI & YSL were broken too. #SanFrancisco pic.twitter.com/cVsstKTIg2
— Dion Lim (@DionLimTV) November 20, 2021
Disa prej plaçkitjeve janë filmuar nga kamerat e sigurisë, e Scott tha se “do ta shtrëngoj” aty ku kanë ndodhur plaçkitjet me qëllim që një gjë e tillë të mos përsëritet në të ardhmen.
#Breaking About 25 cars just blocked the street and rushed into the Walnut Creek Nordstrom making off with goods before getting in cars snd speeding away. At least two people arrested at gunpoint. pic.twitter.com/AG3R94M9L3
— Jodi Hernandez (@JodiHernandezTV) November 21, 2021
Përveç vandalizmave dhe plaçkitjeve gjatë të premtes mbrëma, në një dyqan të Nordstrom të shtunën u futën dhjetëra plaçkitës që kryen vjedhje për më pak se një minutë. Si pasojë e kësaj plaçkitje, janë sulmuar tre punonjës. /Telegrafi/