Telegrafi

Plaçkitësin e tradhton hunda e madhe

Rosario Perugia, plackitës 44-vjeçar, në bazë të hundës së madhe është identifikuar si kryes i plaçkitjes në fund të muajit shkurt në bankën e qytezës Cerdi afër Palermos, kanë njoftuar mediat italiane.

Plaçkitësi kishte hyrë në bankë me kokë të mbuluar me kapele të leshtë dhe kishte drejtuar revolen në arkëtarët duke arritur të merrte prej tyre 10.000 euro. Perugia edhe para disa vjetësh ishte dënuar për shkak të plaçkitjeve.

Policia gjatë hulumtimit i ka thirrur dëshmitarët dhe u ka shfaqur atyre fotografitë e hajnave të cilët tashmë janë dënuar për shkak të krimeve të ngjashme. Të gjithë dëshmitarët e kanë njohur Perugian, duke bërë me gisht kah hunda e tij.

Pas një kërkimi policor, plaçkitësi është kapur të mërkurën.