Mashkulli anonim 25 vjeçar ka hyrë me dhunë në dyqanin “Dunkin’ Donuts" në Illinois duke bartur maskë mbi fytyrë dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë paratë.
Megjithatë, e ka tradhtuar belbëzimi i tij.
Ish kolegu i tij nga dyqani ia ka njohur zërin dhe pasi që hajni ka ikur, e ka thirrur policinë.
Ish i punësuari i dyqanit është arrestuar në parking, me 300 dollarë së bashku me thikën në xhep, ka njoftuar policia amerikane.