Site icon Telegrafi

Plaçkitësin e njohin për shkak të tatuazhit në fytyrë

Amerikanin 19-vjeçar Sean Roberts e kanë njohur viktimat e tij falë tatuazhit të pazakontë në faqen e tij të majtë. Roberts, i cili edhe në kokë ka bërë tatuazh me pseudonimin “Crazy Cracker”, është paditur për plaçkitje me armë të një kamp shtëpize në qytetin Tampa. Ishte arratisur me ilaçe, para dhe disa pajisje teknike.

Partneri i tij Billie Kiser dhe Roberts kishin hyrë me dhunë në ora pesë të mëngjesit dhe iu janë kërcënuar banorëve. I kanë bllokuar në tualet derisa kanë hallakatur nëpër gjësendet e tyre. Por, Robertsi i papërvojë ka harruar të mbulojë fytyrën e tij prandaj viktimat e tij e kanë njohur më vonë nga fotografitë e policisë.

Roberts është edhe një në vargun e kriminelëve të cilët kanë rënë në duart e policisë për shkak të marrëzisë së tij.

Exit mobile version