Plaçkitësi i bankës në Austri e ka “futur bishtin në mes këmbëve” dhe i ka mbathur kur është gjetur ballë për ballë me një qen “të rrezikshëm” të racës terrier. Dëshmitarët pohojnë se qenushi ka kërcyer nga shporta e tij dhe ka filluar të leh dhe kafshojë plaçkitësin i cili e ka lëshuar revolen e tij dhe ia ka mbathur.
“Kur e ka kuptuar se ai mashkull po më kërcënonte, ka filluar të leh si i çmendur dhe ka kërcyer në të. Nuk e ka kafshuar, vetëm e ka frikësuar,” ka thënë e punësuara dhe pronarja e qenit Gabriella Dreyer dhe ka shtuar se në të ardhmen plaçkitësit duhet të mendohen mirë para se të vijnë në bankën e saj.