Telegrafi

Plaçkitësi vjedh nga xhepat e të pastrehut, që vdiq nga të ftohtët (Video, +16)

Në Birmingham të Anglisë, një hajn i paidentifikuar ka vjedhur nga xhepat e një të pastrehu që kishte ngrirë nga temperaturat e ulëta.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuara momentin, kur ai mbante të mbështetur trupin e pajetë, derisa kërkonte para nëpër veshjet e viktimës, transmeton Telegrafi.

Pasi më nuk kishte çfarë të merrte, ai e ka lëshuar burrin dhe është larguar.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe dy të pastrehë të tjerë. Njëri prej tyre ka qëndruar duke pirë diçka, ndërsa tjetri po drogohej.

Mësohet se personi që u plaçkit ka vdekur si pasojë e motit të ftohtë dhe kushteve të vështira për banim. /Telegrafi/