Telegrafi

Plaçkitësi sulmon me shpatë, shitësi mbrohet në të njëjtën mënyrë (Video)

Në një dyqan që ndodhet në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, shitësi ia ka nxjerrë shpatën gjigante një plaçkitësi.

Hajni i maskuar e ka mbajtur në dorë armën e ftohtë dhe ka kërkuar para, ndërsa e ka sulmuar vëllanë e pronarit, por nuk e ka lënduar, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kërcënuesi është larguar me shpejtësi, kur ka parë se burri prapa banakut po e ndjekë me një shpatë shumë më të madhe.

Kamera e sigurisë e ka kapur momentin, kur ai zmbrapset nga frika se mund të pësojë shumë më keq dhe largohet në drejtim të panjohur.

“Vetëm desha t’i japë një mesazh: mos bëj gjëra të tilla. Mund të fitosh para në mënyrë më të mirë, jo kështu andaj të lutem largohu”, ka thënë punonjësi lidhur me rastin. /Telegrafi/