Ben Perkins dhe miqtë e tij ishin veshur si gjirafa, për një aktivitet bamirës në Londër, kur e ka parë një burrë që largohej në mënyrë të dyshimtë dhe me nxitim nga lokali.
Megjithëse ishte jashtë detyrës, polici ka vrapuar në drejtim të plaçkitësit teksa shokët e grupit e ndiqnin pas, transmeton Telegrafi.
Me ta rrëzuar dhe ndaluar këtë njeri që kishte vjedhur disa gjëra, ata e kanë mbajtur duke mos e lënë të lëvizë, derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar njësiti policor.
Në vendin e ngjarjes janë mbledhur shumë njerëz, për të parë aktivistët me kostume që e mbanin burrin e shtrirë, deri në ardhjen e përforcimeve.
“Jo të gjithë heronjtë kanë kostume me pelerinë, ka të tillë që duken si gjirafa por ia dalin t’i ndalojnë keqbërësit”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/