Site icon Telegrafi

Plaçkitësi premton kthimin e parave

Plaçkitësi nuk ka pasur shumë fat, sepse ka arritur të fus në dorë vetëm 100 euro. Mashkulli rreth orës dy të natës ka hyrë në taksi dhe i ka thënë vozitësin adresën në të cilën duhet ta dërgojë.

Gjatë vozitjes ka nxjerrë revolen, e ka drejtuar në vozitësin dhe i ka kërkuar atij para. Pasi që i ka marrë rreth 100 euro, i ka kërkuar taksistit t’ia thërras një numër telefoni të cilin ia ka diktuar. Megjithatë, në thirrje nuk është lajmëruar askush.

Plaçkitësi nuk ka nguruar por, para se të ikte, i ka premtuar vozitësit se do t’ia kthejë të gjitha paratë.

Në ndërkohë policia është vënë në kërkim të tij.

Exit mobile version