Site icon Telegrafi

Plaçkitësi ngujohet në dritare

Duke u përpjekur që të futej brenda një dritareje shumë të ngushtë, rumuni ka mbetur madje edhe pa pantallona – dhe ashtu në “off-side” pozicion kishte pritur plot 9 orë, derisa kishte arritur policia dhe zjarrfikësit për ta shpëtuar – të cilët i kishte thirrur pronari i lokalit.

Zjarrfikësve u janë nevojitur plot 2 orë për ta nxjerrë këtë djalosh nga vrima ku ishte futur dhe atë pa e lënduar.

Siç ka bërë të ditur policia në Loule, plaçkitësi kishte arritur të fuste pjesën e epërme të trupit në këtë dritare të vogël të mini-marketit, mirëpo më pas ishte bllokuar. /Telegrafi/

Exit mobile version