Telegrafi

Plaçkitësi kërcënon me ankesë pasi nuk gjen para

Togeri i policisë në Springettsburys, Scott Laird, ka thënë se sportelistët ishin duke pritur që sirtarët e tyre të mbushen me para kur një mashkull hyri në filialin e bankës Susquehanna Bank të enjten në mëngjes dhe kërkoi para. Sportelisti i parë u alivanos derisa dy tjerët ia treguan sirtarët e zbrazët.

Laird ka thënë se plaçkitësi ka kërcënuar se do të bëj një ankesë tek udhëheqësia e bankës para se të largohej.

Një klient i cili po kalonte para bankës thirri policinë.

Një 48-vjeçar është arrestuar rreth 10 blloqe më larg dhe është ngarkuar për tentim kriminal për të kryer plaçkitje.