Telegrafi

Plaçkitësi katërvjeçar

Polici Randy Stevens thotë se fëmija, siç duket, ka arritur të hap dyert e shtëpisë së tij, e po ashtu ka arritur të kalojë me sukses rrugën deri tek dyqani më i afërm i lodrave.

Në incizimin e kamerës shihet se si djaloshi rreth orës tre të mëngjesit tenton të hyj në hyrjen kryesore të dyqanit “Family Dollar”.

Megjithatë, dyert ishin të mbyllura, por hyrja e pasme ishte e hapur dhe djaloshi arriti të depërtonte në dyqan.

Kjo e aktivizoi alarmin e qetë.

"Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, ai me gëzim ua tregonte lodrat", ka thënë policja Crystal Holmes.

Shërbimi për mbrojtjen e fëmijëve thotë se djaloshi do të mbetet në përkujdesjen e prindërve, derisa të mos hulumtohet incidenti.