Telegrafi

Plaçkitësi i maskuar pret në radhën e bankës

Policia pas një ndjekje të shkurtër ka arrestuar 24-vjeçarin Feliks Goldshtein.

Zyrtari i sportelit të bankës, në vendin Stow, ka lutur Goldshteinin të largojë maskën nga fytyra, e ky më pas nën kërcënimin e revoles plastike ka kërkuar para. Plaçkitësi ka ikur me një shumë të panjohur të parave.

Përfaqësuesi i policisë ka pohuar se është e pazakontë që ndonjë hajn i maskuar të të pret në radhë para sportelit.