Site icon Telegrafi

Plaçkitësi han “armën” e vet – bananen

John Szwalla, 17 vjeçar, duke hyrë në dyqan ka kërcënuar se ka armë dhe ka kërkuar t’i dorëzojnë paratë. Mirëpo pronari i dyqanit Bobby Ray Mabe dhe një myshteri kanë arritur ta kapin dhe ta mbajnë të lidhur derisa ka ardhur policia. Mirëpo, derisa po prisnin policinë Johni e ka ngrënë banane, shkruan gazeta australiane “Couriermail”.

Kështu që në raport të policisë ka hyrë vetëm fotografia e lëvores së bananes, e zyrtarët policor si në shaka kanë thënë se plaçkitësin do ta padisin edhe për shkatërrim të dëshmive.

Exit mobile version