Telegrafi

Plaçkitësi gati u rrëzua nga motoçikleta – derisa përpiqej të ikte (Video)

Në Essex të Anglisë, i riu i paemëruar që plaçkiti një bashkëmoshatar, gati është rrëzuar teksa përpiqej të largohej nga vendi ngjarjes.

Me të parë se i janë vënë pas, bashkëpunëtori tij ka nisur ngasjen, derisa provonte me vështirësi që të hipte në pjesën e pasme të motoçikletës, transmeton Telegrafi.

“Le të jetë hera e fundit që del për të vjedhur, sepse nuk e mbajnë këmbët dhe mund të lëndohet keq”m është një koment lidhur me rastin.

Filmimi që mund ta shihni më poshtë, është përhapur në internet në përpjekje që të identifikohen këta dy të rinj. /Telegrafi/