Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment rrëqethës, kur persona të armatosur dhe me helmeta në kokë, qëllojnë tri herë me revole me shurdhues njërin nga pjesëtarët e sigurimit të një banke.
Dy persona të veshur rroba të zeza dhe me helmeta të motoçikletave, kishin kërcënuar me vdekje pjesëtarët e sigurimit të një banke në pjesën lindore të Londrës, të cilët po e mbushnin bankomatin me para, transmeton Telegrafi.
Njëri nga të dyshuarit shihet duke e qëlluar tri herë në këmbë njërin nga pjesëtarët e sigurimit, që nuk deshi t’ia jep paratë nga bankomati.
Pamjet janë publikuar nga policia, të cilët besojnë se plaçkitja e armatosur ka lidhje me pesë plaçkitje tjera që kishin ndodhur brenda 12 muajve. /Telegrafi/