Site icon Telegrafi

Plaçkitësi i armatosur qëllon me revole adoleshentin në qendër të qytetit, vetëm pse refuzoi t’ia jep portofolin (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një plaçkitës i armatosur nxjerr revolen nga brezi, dhe pa u menduar dy herë qëllon studentin i cili vraponte pasi refuzoi t’ia dorëzojë të hollat që i kishte në portofol.

Kalimtarët e rastit të shokuar me atë çfarë panë, vrapuan për ta ndihmuar 19-vjeçarin për të cilin frikësoheshin se ishte pranë vdekjes, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë adoleshenti më pas është filmuar duke u ngritur në këmbë edhe pse i larë në gjak.

Plaçkitësi i identifikuar si Jao Marcelo Moraes de Souza, 18 vjeç, tani është duke u përballuar me akuza për tentim vrasje.

Ai është munduar ta arsyetoj veprimin e tij me një arsyetim bizar duke thënë se kishte nevojë për të holla që të blej rroba për Krishtlindje.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qendrën e qytetit brazilian Belem e njohur si Umarizal. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=trEAC1XVUhk

 

Exit mobile version