Telegrafi

Plaçkitësi i armatosur kërcënon klientët dhe shitësin, polici civil në dyqan e qëllon me revole (Foto/Video, +18)

Një hajn që është munduar të plaçkit një dyqan, duket se nuk e kishte kuptuar se njëri nga klientët brenda dyqanit ishte një polic jashtë shërbimit, i cili menjëherë reagoi duke e neutralizuar hajnin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur polici civil futet në një dyqan në Brazil, ku pas tij futet edhe hajni, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar mund të shihet hajni me helmetë në kokë, i cili kërcënon me armë shitësin dhe klientët, duke i urdhëruar që të shtrihen për tokë.

Por në momentin që plaçkitësi ua kthen shpinën klientëve, polici pa u menduar dy herë ngritët në këmbë dhe nxjerr revolen nga brezi.

Pas disa sekondave, ai qëllon disa herë me revole në drejtim të plaçkitësit, të cilit ia merr armën. Por ende nuk dihet nëse plaçkitësi i armatosur është plagosur në këtë incident.

Kjo video është shpërndarë në mediat sociale, ku nuk kanë munguar fjalët miradije për policin. /Telegrafi/