Një klient i një banke është kacafytur me plaçkitësin e armatosur, duke fituar epitetin e heroit për faktin se ndaloi të largohet nga banka me para.
63-vjeçari është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u futur në bankë disa momente para se të futej edhe plaçkitësi i armatosur, i cili kërcënoi stafin me vrasje nëse nuk i japin paratë, transmeton Telegrafi.
Robert Sakosky ka arritur ta përplasë për tokë plaçkitësin e armatosur, i cili tenton të ngritët sërish në këmbë por e pëson nga i njëjti person.
Ai përveç se e rrëzon për tokë ia largon edhe revolen nga dora si dhe çantën me para, me të cilën shpresonte ta nxirrte nga banka pa ndonjë problem.
Pas e neutralizoi ia hoqi edhe maskën me qëllim që të gjithë ta pranishmit ta identifikojnë, dhe të dëshmojnë në gjykatë me rastin e gjykimit të tij.
Sakosky raportohet se është menaxher i hotelit Carbondale Grand, që është vetëm disa metra larg bankës ku ndodhi incidenti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=izTYY4sAXLM