Në Swansea të Walesit, plaçkitësi i armatosur ka hyrë në një dyqan dhe i ka kërkuar shitësit t’i japë paratë.
Mirëpo, David Janiszewski jo vetëm se nuk ka marrë asnjë monedhë, por ka ndalë nga dyqani me dy sy të nxirë.
I varuri nga droga, është rrahur me kanaçe nga Jordan Athernought, i cili ishte duke vendosur disa mallra në rafte, transmeton Telegrafi.
Në xhirimin e kamerës së sigurisë, shihet 24-vjeçari duke i drejtuar armën shitësit, por ky i fundit i kundërvihet fizikisht duke e qëlluar në fytyrë dhe kokë me ambalazhin e pijes energjike.
Derisa David po trajtohet në spital me hundë të thyer, Policia e ka intervistuar dhe liruar 19-vjeçarin Jordan, i cili u vetëmbrojt nga sulmuesi. /Telegrafi/