Telegrafi

Plaçkitën shtëpinë, por u kujdesën që peshku të mos ngordhë

Por, janë kujdesur të mos e lënë të ngordhë peshku, të cilit ia kanë thyer kupën e xhamit.

Kur pronarët e shtëpisë e kanë parë kupën e xhamit të thyer, ata kanë menduar më të keqen dhe kanë filluar ta kërkojnë peshkun nëpër dysheme.

Por, me të shkuar në kuzhinë, ata e kanë gjetur peshkun e gjallë, teksa notonte i qetë, megjithëse në një vend tjetër.

Peshku është vendosur nga plaçkitësit, në lavamanin e mbushur me ujë, në mënyrë që të mos ngordhë. /Telegrafi/