Hajdutët në Indi u irrituan pasi gjetën pak para brenda shtëpisë që ata plaçkiten, kështu ata lanë një shkrim ku shprehën zemërimin e tyre për pronarin e shtëpisë.
Incidenti thuhet se ndodhi në Madhya Pradesh, raportuan mediet e huaja, transmeton Telegrafi.
Pronari i shtëpisë dhe njëherësh zyrtar, Trilochan Singh Gaur, u kthye në shtëpinë e tij më 9 tetor pas një udhëtimi 14-ditor.
Kur mbërriti, ai zbuloi se 400 dollarë në para të gatshme dhe disa bizhuteri po mungonin.
In a strange incident of theft in Dewas, burglars not only broke into the house of a deputy collector but also left a note for him. “Jab paise nahi they toh lock nahi karna tha na collector! pic.twitter.com/mafaLj4gPC
— Anurag Dwary (@Anurag_Dwary) October 10, 2021
Por si duket këto para nuk ishin të mjaftueshme për hajdutët, të cilët lanë edhe një letër interesante për pronarin e shtëpisë.
“Përse ishte e mbyllur shtëpia kur nuk kishte para”, thuhej në letrën e lënë nga hajduti. /Telegrafi/