Plaçkitësi 44-vjeçar Peter Bielecke ka pranuar para gjykatës së kishte plaçkitur gjashtë banka në janar, shkurt e mars. Hajnitë e tija ai i kishte bërë në disa qytete në mesin e të cilëve edhe në atë të lindjes së tij Brick.
Bielecke nuk ka treguar pse për ditë të plaçkitjeve të tij ka zgjedhur pikërisht të enjten, por kjo ia ka lehtësuar policisë kapjen e tij. Plaçkitësi do të duhet t’u paguajë bankave dëmshpërblim prej 12.000 dollarësh.