Këtë të vit shkollor 2015/16 zbatohet testimi ekstern, si një projekt i lodhshëm dhe i tepërt i MASh, reagojnë nga PL, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në fakt edhe ministri paraprak, Ademi ka theksuar se testimi ekstern duhet të pësojë ndryshime. AI paralajmëroi se po bëhen ndryshime në koncept por kurrgjë nga kjo nuk u realizua dhe gjithçka mbeti me të vjetrën, thonë nga PL.
Nga Partia liberale propozojnë që të parandalohen pasojat nga stresi ndaj nxënësve dhe kuadrit arsimor, edhe atë përmes, siç thonë ata, dy masave urgjente:
“Notat nga ky testim jo relevant ekstern të mos regjistrohen në dëftesat e nxënësve për këtë vit shkollor. Në mënyrë të detyrueshme të mos testohen nxënësit m nevoja të posaçme, sepse ata punojnë me programe të veçanta arsimore.
Nga LP edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin e tyre se testimi ekstern është futur me forcë pa pëlqimin e prindërve. Sipas tyre do të ishte eventualisht e pranueshme të testohen vetëm ata nxënës të cilët kanë dhënë pëlqim me shkrim./Telegrafi/