Telegrafi

PL të pengojë transferimin e Ramires

Zyrtarët e Ligës Premier besojnë se Ramiresin në pronë nuk e ka vetëm Benfica, por 50% të aksioneve të kartonit të Ramires i posedon agjenti i tij Kia Joorabchian, i cili ia ka paguar 5 milionë funte Benficas një vit më parë. Një investitor tjetër, Pini Zahavi, po ashtu ka 30% të kartonit të Ramires, që e bën Benfican pronare me vetëm 20% të mesfushorit brazilian.

Liga Premier nuk lejon përfshirjen e palëve të treta apo të katërta në marrëveshjet e transferimeve, një gjë që konfirmohet dhe nga zëdhënësi i PL, që ka thënë se: “Rregullat tona janë shumë të qarta sa i përket kësaj çështje, asnjë element i palëve të treta nuk do të lejohet në Ligën Premier. Nëse ndodh një transferim, ai duhet të jetë mes dy klubeve”. /Telegrafi/