Partia liberale mbetet në qëndrimin se nuk do të legjitimojë një proces të pabesueshëm zgjedhor në 5 qershor, ndërsa për zgjidhje dhe data mund të diskutohet vetëm pas përmbushjes së kushteve të theksuara, është konkluzioni i Komitetit ekzekutiv të partisë nga mbledhja e mbrëmshme e partisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Më 18 mars, Partia Liberale bëri të ditur se nuk ka kushte për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Duke konstatuar e kushtet edhe më tej janë të pandryshuar, Komiteti ekzekutiv ka ardhur në konkluzion se Partia Liberale nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, dhe nuk i jep legjitimitet një procesi të pabesueshëm zgjedhor. Partia Liberale i riafirmon kushtet për çfarëdo dialogu të mëtutjeshëm politik dhe qytetar për tejkalimin e krizës politike: tërheqja e faljes së Ivanov dhe thirrja e Kuvendit për anulimin e vendimit për shpërbërjen e tij. Përmbushja e këtyre kushteve nuk është çështje negociatash, por pikë nisje pas të cilës mund të trasohet koncepti dhe dinamika e tranzicionit demokratik në vend me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti i Pribe. Kjo vërtetohet edhe me propozimin e Partisë Liberale nga tetori i vitit 2014 për Qeveri të përqendruar e cila do ta realizonte tranzicionin në institucione dhe do të organizonte zgjedhje të drejta dhe demokratike në termin adekuat “- thonë nga PL.
Nga partia shtojnë se është e qartë që formati i negociatave për dalje nga kriza kërkon zgjerim të pjesëmarrësve me sektorin qytetar dhe partitë tjera, paralelisht me angazhimin e rritur të bashkësisë ndërkombëtare.
Partia Liberale vazhdon me përkrahjen e protestave qytetare./Telegrafi/