Partia Liberale e përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e konsideron këtë marrëveshje si ofrues i perspektivës evropiane për Maqedoninë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, edhe atë vetëm dy muaj pas formimit të qeverisë së re dhe pas stagnimeve për dekada të tëra, jep sinjal të qartë për synimet euro-atlantike duke marrë si shembull rastin franko-gjerman që është sinonim për tejkalimin e dallimeve ndërmjet shteteve fqinje me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke uruar festën e sotme shtetërore, Partia Liberale përkujton se gjenerata e tashme politike ka mundësinë e realizimit të vizionit të Ilindenit të parë dhe të dytë për një Maqedoni të lirë, demokratike dhe përparimtare për të gjithë banorët e saj./Telegrafi/