Operacioni policor është udhëhequr nga Drejtoria e hetimit të narkotikëve dhe është mbështetur nga Policia Kufitare, Njësia K-9, Njësiti krimteknikës dhe Dogana e Kosovës.
Substanca narkotike ishte fshehur, në pjesë të posaçme në brendi të një automjeti që po lëvizte nga Kosova në drejtim të Serbisë. Po ashtu, si pjesë e provave materiale janë sekuestruar makina ku ishte fshehur substanca, tre telefona mobilë dhe dy pasaporta. /Telegrafi/