Ky është momenti kur pjesëtari i sigurimit të hotelit qëllon aksidentalisht për vdekje recepsionistin.
Ai po fillonte ndërrimin e punës dhe duke e marrë pushkën automatike nga recepsionisti, aksidentalisht ia tërheq këmbëzën pa e ditur se nuk ishte e bllokuar (në siguresë), transmeton Telegrafi.
Kjo tragjedi ka ndodhur në hotelin Boudl në Sanaa të Jemenit. Ndërsa pamjet e publikuar në LiveLeak janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet pjesëtari i sigurimit duke e marrë pushkën automatike nga recepsionisti.
Por edhe pse të gjithë kolegët e tij vrapuan për ta ndihmuar, raportohet se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=i6v6PiJzItY