Policia e Kosovës ka dhënë detaje për pjesëtarin e FSK-së të komunitetit serb, që dyshohet se keqpërdori seksualisht një vajzë 15-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në Kllokot dhe të dy i takojnë nacionalitetit serb.
Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari është zënë në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura, përcjell Telegrafi.
“Pas hetimeve të zhvilluara nga Policia është arrestuar i dyshuari mashkull K/serb, i cili në veturën e tije me tabela vendore, kishte keqpërdorur seksualisht viktimën moshë e mitur femër K/serbe. I dyshuari është takuar në flagrancë nga familjarët e viktimës me ç’rast është sulmuar fizikisht dhe i është dëmtuar vetura”, thuhet në raportin e Policisë.
“I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sulmi fizik dhe dëmtimi i veturës , është raportuar dhe proceduar me datë, 07.02.2019”, thuhet në raport. /Telegrafi/