Një burrë që kishte refuzuar të largohet nga një restorant në Filadelfia të SHBA-ve, pjesëtarët e sigurimit e kanë nxjerrë dhunshëm me ç’rast janë detyruar të përdorin edhe elektroshok, por jo gjithçka shkoi sipas planit.
Në momentin që e goditën me rrymë pantallonat e tij morën flakë, megjithatë ai reagoi me kohë duke e shuar zjarrin, por pjesëtarët e sigurimit as që e morën mundin ta ndihmojnë, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet se çfarë probleme kishte shkaktuar ky burrë në restorant që të nxirret jashtë, por pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga një kalimtar rasti.
Pat Tackney që ishte dëshmitarë i këtij incidenti ka thënë se burri është goditur me elektroshok në rrugë, ndërkaq policia e Filadelfias kanë njoftuar se një incident i tillë ka ndodhur. /Telegrafi/