Site icon Telegrafi

Pjesëtarët e FSK-së në trajnim të përbashkët me KFOR-in amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë amerikane, nga data 10 janar është duke u mbajtur trajnimi malor i ofruar nga KFOR-i amerikan.

Mehaj ka shkruar në Facebook se pjesë e këtij trajnimi janë pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë (R2K), konkretisht të kompanisë 2A e cila së shpejti fillon edhe procesin e validimit.

“Gjatë këtij trajnimi pjesëtarët tanë, kanë mundësinë që të mësojnë teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura dhe kalimin e pengesave ujore me anë të urave me litarë”, ka shkruar Mehaj, transmeton Telegrafi.
“Të gjitha këto aktivitete kanë kalitur pjesëtarët tanë për të vepruar në zona malore me shkëmbinj, siç është një pjesë e madhe e territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehaj. /Telegrafi/

Exit mobile version