Telegrafi

Pjesëtari i sigurimit të Pendarovskit pozitiv me coronavirus

Presidenca e Maqedonise. Foto: Lirim Shabani

Gjatë ditës së djeshme (17 maj, 2020) është bërë testimi për Covid-19 tek pjesëtari i sigurimit të presidentit Pendarovski i cili ka rezultuar pozitiv.

Ai nuk është pjesë e sigurimit me rreth të ngushtë por është i vendosur në perimetër të gjërë dhe i njejti nuk ka pasur kontakt apo komunikim me presidentin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë javës së kaluar ka shfrytëzuar pushim kurse në punë për herë të fundit ka qenë më 11 maj, 2020.

Si pasojë, janë testuar edhe 11 persona tjerë që janë në bashkëpunim me sigurimin e presidencës dhe të gjithë kanë rezultuar si negativë në testim për Covid-19, por të njejtit detyrohen të vetë-izolohen deri më 25 maj. /Telegrafi/