Telegrafi

Pjesët intime të trupit e ‘urrejnë’ sapunin

Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë thonë se sapunët dhe lubrifikuesit mund të dëmtojnë indet e ndjeshme dhe t’i sjellin femrat në rrezik nga herpesi, klamidia dhe infektimi me HIV.

Udhëheqësi i studimit, Joel Brown, thotë se ekzistojnë gjithnjë e më shumë dëshmi që këto preparate shkaktojnë vagjinoza bakteriale. Dr. Brown ka anketuar 141 femra nga Los Angeles, prej të cilave, secila është përgjigjur në pyetje lidhur me produktet që përdorin për higjienë dhe që u janë nënshtruar testeve laboratorike për infektim vagjinal.

Femrat që kanë përdorur produkte që nuk janë për përdorim të brendshëm, si vaji dhe vazelina, më shpesh kanë pësuar infektime me kërpudha dhe baktere, thuhet në rezultatet e studimit të publikuar në revistën “Ginecology and Obstetry”. /Telegrafi/