Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, është infektuar me coronavirus vetëm disa ditë pasi ai mori pjesë në dasmën e vëllait të tij, Nasr, të mbajtur në Kajro.
Ai duhej të luante për Egjiptin kundër Togo të shtunën, por FA Egjiptiane njoftoi se ai ishte testuar pozitiv me COVID-19 së bashku me dy lojtarë të tjerë.
Në një video të dasmës të postuara në rrjetet sociale, shihet Salah i veshur elegant pa maskë duke vallëzuar në një rreth ku ishin dhjetëra njerëz rreth tij.
A video of Mohamed Salah dancing at his brothers wedding seemed appropriate pic.twitter.com/sucXTCNfcB
— Waleed (@Loma_Usyk) November 11, 2020
Salah gjithashtu mori pjesë në një darkë të organizuar nga FA egjiptiane për nder të tij në fillim të kësaj jave.
Egjipti ka regjistruar 6,417 vdekje me coronavirus që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht regjistron rreth 200 raste të reja në ditë.
Në shtator, Egjipti lejoi që dasmat të mbaheshin në ambiente të hapura.
Qeveria njoftoi se këto dasma do të kufizoheshin në një maksimum prej 300 të ftuarish. /Telegrafi/