Site icon Telegrafi

Pjesëmarrje e ulët në ditën e shtatë të protestave për vrasjen Klodian Rashës

Mbrëmja e sotme, një javë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka parë një numër të ulët të protestuesve.

Ndryshe nga ditët e shkuara ku përballë Kryeministrisë, ministrisë së Brendshme apo Drejtorisë së Policisë Tiranë ka pasur grumbullime, shpesh edhe të dhunshme, sot situata ishte krejt ndryshe.

Raportohet se në Sheshin Skënderbej ka pasur grupe të vogla, kryesisht nga aktivistë që qenë angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilët kanë nisur të shpërndahen në momentin kur kanë vënë re pjesëmarrje të ulët.

Ndërkohë që Maçi tha se në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nuk kishte grumbullime duke vijuar prirjen që u vu re të hënën ku pati më pak protestues se ditët e shkuara.

Dita e shtatë e protestave qe njoftuar, njësoj si ditët e mëparshme, në rrjetet sociale dhe pritej të niste rreth orës 18:00.

Përballë kësaj thirrje, rreth 800 punonjës të policisë janë angazhuar për ruajtjen e institucioneve qeveritare, ndërkohë që blloku i ministrive vijoi edhe mbrëmjen e sotme të jetë i rrethuar me hekura./euronews.al

Exit mobile version