Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare franceze ishte 18.43 për qind deri në mesditë.
Kjo shifër është 0,8 pikë më e ulët se në vitin 2017, kur ishte 19,24 për qind, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo gjithashtu është më e ulët ndjeshëm nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, kur pjesëmarrja në mesditë ishte 25.48 për qind.
Siç edhe dihet, atje po zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare për 577 vende në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët.
Zgjedhjet për 577 vendet në Asamblenë Kombëtare të dhomës së ulët janë një proces me dy raunde. Forma e parlamentit të ri do të bëhet e qartë vetëm pas raundit të dytë, një javë më vonë, më 19 qershor.
Ndërsa zgjedhjet do të përcaktojnë formën e politikës së vendit për pesë vitet e ardhshme, ekziston një shqetësim midis partive politike për mundësinë e abstenimit të lartë të votuesve. /Telegrafi/