Site icon Telegrafi

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Ne e kuptojmë se në ditët e sotme, kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, ka ndikuar që edhe vendet e punës në këtë sektor të rriten.

Duke parë që në Kosovë kemi një rini entuziaste dhe shumë punëtore, konkurrenca për një vend pune është jashtëzakonisht e madhe.

Andaj, Creative Hub, si akademi lidere e edukimit profesional që mendon për studentët dhe të rinjtë, po organizon panairin më të madh të punës në fushën e Teknologjisë, të mbajtur ndonjëherë në Kosovë.

Pse është e rëndësishme që të jesh i pranishëm në këtë panair?

Duke marrë pjesë në këtë panair, fillimisht do të njohësh shumë persona të rinj, duke ndërtuar kështu një rrjet më të gjerë me të cilët mund të diskutosh tema që lidhen me profesionin tënd.

Nga ana tjetër, do të takohesh me kompanitë më të njohura që po punësojnë, duke rritur kështu gjasat e punësimit tënd, pasi që do të takohesh drejtpërdrejt me ta dhe do të ndërtosh lidhje më të personalizuara.

Diçka ekstra që ofron ky panair është edhe një panel diskutimi me temën “Developing a Career in Tech”, nëpërmjet së cilit mund të marrësh hapat e parë të karrierës tënde në teknologji.

– Nëse je Data Scientist, atëherë në Panairin e Punës do të kesh mundësi të takohesh me bankat më të mëdha në tregun e Kosovës, si BPB, Raiffeisen, BKT, TEB, Banka Ekonomike, dhe me kompani si XponentL Data dhe Aralytiks.

– Nëse je Marketer, do të kesh mundësi të takohesh me kompanitë më të njohura të marketingut në Kosovë, si Karrota, Polar Bear Agency, Origin3 dhe shumë të tjera.

– Nëse je Programer, në panair do të jenë kompani serioze në fushën e IT, si Gjirafa, Radix, Sonnecto, Pabau, etj.

Edhe për Dizajnerë Grafikë dhe persona të Burimeve Njerëzore kemi menduar, duke sjellë në panair kompani si Sphise, Evrotarget, The HeadHunter, Talent Network Kosova, etj.

Ku tjetër do të mund të takoje rekrutues nga këto kompani?

Më shumë se 31 kompani do të rekrutojnë në Panairin e Punës më 10 shtator në Hotel Swiss Diamond Prishtina.

Nëse je në kërkim të një pune në Digital Marketing, Data Science, Data Analytics, Software Testing, Web Development, Graphic Design, Human Resource, UX/UI dhe më shumë, ky është vendi ku ti duhet të jesh me 10 shtator.

Përveç kësaj, me çdo biletë mund të fitosh një bursë për cilëndo nga Akademitë e Creative Hub.

Investo vetëm 15 EURO dhe ndrysho jetën tënde!

Merr biletën këtu: creativehubkos.com/tech-job/

Exit mobile version