Telegrafi

Pjesëmarrja në lojën “Radha Jote” të PATOS mbyllet, fituesit shpallen së shpejti!

Loja emocionuese “Radha Jote” nga PATOS ka mbyllur aplikimet pas tre muajsh sfidash dhe argëtimi.

Që nga nisja më 16 nëntor, pjesëmarrësit kanë skanuar me entuziazëm kodet QR nëpërmjet aplikacionit të PATOS-it, me shpresën për të fituar çmime të mëdha, përfshirë një Porsche të re.

Tani, me aplikimet të mbyllura, të gjithë presin zbulimin e fituesve. Ky zbulim i madh do të ndodhë më 16 shkurt, ku do të njihemi me ata që fati do t’ju buzëqeshë me çmimet e mëdha të akumuluara gjatë lojës.

Të gjithë sytë do të jenë të drejtuar tek PATOS në atë ditë, kur pritet me padurim të shpallet fituesi i Porsche-s. Rrini gati për emocionet që do të përcjellin këtë ngjarje të veçantë.