Pjesëmarrja e ekipit të Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të rishikojë kalendarin e Superiores duke bërë saktësisht 4 modifikime.
Më konkretisht, janë prekur java e tretë dhe java e 15 e sezonit, të cilat ishin parashikuar të luheshin më 20 shtator dhe 6 dhjetor. Këto dy javë do të spostohen më 24 shtator dhe 10 dhjetor, respektivisht.
Ndërkohë, javët që do të luheshin në këto dy datat e fundit do të rikuperohen gjatë vitit 2018, më 28 shkurt dhe 9 maj.
Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. /TCH/Telegrafi/