Site icon Telegrafi

Pjesë të shkëputura nga libri: “Suksesi në Shitje” – Denis Gafuri

Vendosja e qëllimeve, qoftë në sferën personale, qoftë në atë profesionale, është e domosdoshme për sukses në karrierë. Njeriu pa qëllim është si një anije e cila del nga porti dhe po s’pati një adresë se ku do të shkojë, ajo do të sillet vërdallë poshtë e lartë. Pasi ti jetë shpenzuar karburanti, do të mbetet mes hiçit në oqean. Anija me objektiv të caktuar, pa pasur parasysh stuhitë e oqeanit dhe vështirësitë gjatë lundrimit, do të arrijë me sukses në destinacionin e saj.

“Qëllimi është një ëndërr me afat të caktuar. “ ~ Napoleon Hill

Parimet e vendosjes së objektivave, sipas trajnerit legjendar, Brian Tracy, duhet të jenë të qarta, dhe lehtë të kuptueshme, që të mund të jenë sa më efektive. Ato duhet të jenë sfiduese me sfida të nivelit të lartë, në mënyrë që ta shtysh veten për ti arritur ato.

Mirëpo, pa nivel të lartë të përkushtimit, është e vështirë të arrihet çfarëdo objektivi, posaçërisht ato qëllime të cilat janë më sfiduese. Qëllimet duhet ti keni specifike, me qëllim të qartë e konciz që të mund ta kuptoni saktë se ç’dëshironi të arrini.

Objektivat duhet të jenë të matshme sepse kjo iu mban të motivuar. Në këtë mënyrë ti i vendos hapat në afate kohore dhe mund të festosh me arritjet që të shtyjnë përpara. Për këtë arsye idetë duhet gjithmonë të jenë të matshme dhe të vlerësueshme.

Shumë njerëz nuk mund ti arrijnë qëllimet e tyre pasi i kanë vendosur në nivele të paarritshme për ta. Qëllimet e pamundura i shtyjnë të angazhohen më tepër, por, pastaj ata zhgënjehen dhe dorëzohen pa i kompletuar ato.

Preferohet që të vendosen qëllimet e arritshme që me angazhimin optimal në punë të vijë rezultati i dëshiruar dhe gradualisht të ngritet niveli i qëllimeve. Para se ti vendosësh objektivat, ti duhet ti vizualizosh sikur ti kesh arritur ato, ta ndiesh paraprakisht kënaqësinë e arritjes së suksesit.

Porosit tani në: +383 49 893 693 apo sales@denisgafuri.com

 

Exit mobile version