Site icon Telegrafi

Pjesë të një plazhi të njohur në Angli u rrethua për shkak të një shembjeje shkëmbi, por njerëzit vazhduan të shijojnë rrezet e diellit

Disa imazhe thuhet se tregojnë se si një pjesë e një plazhi të njohur të Cornish u rrethua për shkak të një shembjeje shkëmbi, me njerëz të fotografuar ende duke bërë “banja dielli” poshtë.

Autoritetet paralajmëruan plazhistët që të qëndrojnë larg zonës në plazhin e madh perëndimor të Newquay ndërsa zona inspektohet dhe sigurohet, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë imazhet treguan gurë dhe mbeturina në tokë, me ndërtesa të vendosura në skajin e shkëmbit mbi vendin ku ndodhi shembja.

Këshilli i Cornwall-it njoftoi rastin sot, një nga ditët më me diell të vitit deri më tani, me Met Office që parashikon një valë të nxehti dhe plazhin e ngarkuar me turistë.

Rënia thuhet se mund të lidhet me sasinë e madhe të shiut së fundmi duke e bërë tokën të paqëndrueshme.

Të tjerë që komentuan kritikuan plazhistët për injorimin e këshillave dhe vendosjen e peshqirëve shumë afër shkëmbinjve, në rast se rënia nuk kishte përfunduar.

“Njerëzit patjetër duhet të qëndrojnë larg pasi kjo është shumë e rrezikshme”, ka shkruar Brenda Jacobi. “Ne nuk duam asnjë person të plagosur ose të vdekur, shërbimet e urgjencës po punojnë tashmë. Kështu që ju lutemi të kujdeseni të gjithë”.

Shtëpitë e ndërtuara në buzë të shkëmbit kanë pamje mahnitëse, por ato mund të jenë gjithashtu një blerje e rrezikshme, siç zbuloi një burrë në Hemsby. /Telegrafi/

Exit mobile version