Will Gadd ka parë nga afër shkatërrimin që po bëhet akujve nga kriza e klimës.
Alpinisti ka kaluar jetën duke përfunduar njëra pas tjetrës ekspeditat e guximshme në disa nga vendet më të ftohta në tokë.
Por gjithnjë e më shumë ai e sheh “zyrën” e tij që shkrihet dhe ndryshon përtej njohjes, transmeton Telegrafi.
Më parë në vitin 2020, Gadd u ngjit në majën e akullit të malit të Kilimanxharos që tani po shkrihet për herë të fundit.
“Një pjesë e akullit që unë u ngjita vetëm gjashtë vjet më parë, në vitin 2014, është zhdukur”, tha ai për CNN-in.
Gadd është quajtur “Heroi i Malit” nga Kombet e Bashkuara për punën, ku ka eksploruar sesi ndryshimi i klimës ka ndikuar në malet e botës, por alpinisti i akullit shqetësohet mbi të gjitha se si ndryshimet e tilla do të ndikojnë në jetën e vendasve. /Telegrafi/