Telegrafi

Pjesë të kulmit që bien mbi vetura dhe jo vetëm – pamje të tjera të “apokalipsit” që u shkaktua nga një stuhi e fuqishme në Zagreb të Kroacisë

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë lënduar nga një stuhi që ka përfshirë kryeqytetin kroat, Zagrebin, në orët e pasdites, ditën e mërkurë.

Siç kanë raportuar mediat kroate më herët, autoritetet e shpëtimit kanë pranuar qindra telefonata, si dhe për disa të lënduar.

Por, pasojat nuk kanë qenë vetëm me të lënduar, pasi që është raportuar edhe për dy të vdekur.

Sipas raportimit të mediave kroate, përcjell Telegrafi, po bëhen specifikime, por se në të gjithë qytetin ka një numër të madh të të lënduarve dhe disa janë të lënduar shumë rëndë.

Lexo po ashtu "Ky është apokalipsi": Një stuhi e fuqishme përfshiu Zagrebin, në qendër të qytetit sikur kishte rënë errësira

Ndërkohë dëshmitarët kanë thënë se qielli u errësua mbi kryeqytet dhe mediat kroate raportuan se ishte errësirë në qendër të qytetit.

“Kjo nuk është një stuhi, ky është apokalipsi. Në një çast, qendra e qytetit u gjend në një errësirë totale”, kishte thënë një nga dëshmitarët.

Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe të tjerë të lënduar rëndë – të dhënat e fundit nga Zagrebi, kryeqyteti kroat që u përfshi nga një stuhi e fuqishme

Kështu, sipas raportimeve, atje janë parë pemë që janë rrëzuar në tokë dhe drejtues të automjeteve të bllokuar.

Dhe së fundmi është publikuar një video që tregon se si një kulm shtëpie bie mbi disa vetura në një pjesë të kryeqytetit kroat. /Telegrafi/